Pas tre vite restaurim të plotë, xhamia e Et’hem Beut në prag të hapjes

Pas procesit të thellë të rikonstruksionit xhamia më e vjetër e kryeqytetit, ajo e Et’hem Beut i është nënshtruar procesit të restaurimit e tani është gati në përfundim të punës për t’ju kthyer së pari besimtarëve e më pas vizitorëve që janë të shumtë.

Për gati tre vite, detaje të këtij objekti kulture, monument i kategorisë së parë, i ngritur në vitin 1820 i është nënshtruar një procesi të gjatë konservimi veçanërisht muralet që mbeten veçantia e xhamisë. Restauratori Adrian Çene tregon se ndërhyrja është bërë “për t’i gjallëruar floralet sepse ishin fshehur nga shtresat e pluhurit dhe mbivendosjet”.

Detajet e floraleve janë të pranishme kudo në hapësirat e këtij objekti, një praktikë kjo që është ndeshur rrallë në xhamitë e tjera në vend. Në gjithë procesin e restaurimit është ruajtur identiteti dhe origjinaliteti i veprave, dhe ndonëse nuk ka një datë konkrete se kur do te hapet Xhamia, ajo është shumë e afërt.

SHKARKO APP