Pas vaksinimit ndaj Covid-19, Pipero tregon efektet anësore që mund të ketë
Mjeku Pëllumb Pipero, personi është personi i tretë, që mori vaksinën anti-COVID në Shqipëri. Pas vaksinimit në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në një deklaratë për mediat ai tha se vaksina shënon fillimin e fundit të pandemisë.
“Besoj se është një moment i veçantë. Isha me fat që e mora vaksinën ndër të parët. Kam qenë me fat që nuk jam infektuar deri tani. Vaksina shënon fillimin e fundit të kësaj pandemie”.
Sakaq, mjeku ka treguar për gjendjen e tij pasi u vaksinua, si dhe për efektet anësore të vaksinës.
“Jam i qetë. Ndjehem mirë. Nuk pata ndonjë efekt anësor, të paktën deri tani. Përgjithësisht, efektet anësore të kësaj vaksine janë të vogla, të paktën ato që njohim, efektet anësore afatshkurtra. Nuk kemi dijeni ende për efekte anësore afatgjata sepse vaksina është relativisht e re. Bëhet fjalë për dhimbje, për skuqe, ndonjëherë të përziera, të vjella, por që unë nuk i pata. As personat që janë vaksinuar deri tani nuk i kanë pasur”, u shpreh Pipero.