Pas vendimit të EMA-s, Rama: Vaksinim, vaksinim, vaksinim. Ka nisur të duket drita
Autoriteti Rregullator i Barnave i Bashkimit Evropian, sot bërio publik vendimin se vaksina AstraZeneca është e sigurtë dhe efektive. Pas vendimit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
”Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA. Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita”,-shkruan Rama.