”Pasarelë mode” në Kuvend (FOTOLAJM)
Aktualitet E Premte, 10 Shtator 2021 10:50
Edhe pse situata është e tensionuar nga përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, veshja e politikanëve në këtë seancë të parë nuk ka sesi të mos u vinte re. Disa prej zonjave deputete u shfaqën me kostume, por ka disa prej tyre që guxuan me ngjyrat si Grida Duma dhe Mesila Doda apo dhe me kombinimet si Monika Kryemadhi. Ndërsa deputetët kanë zgjedhur si gjithnjë kostumet serioze në ngjyra të errëta.