Pashkët e fundit në pandemi? Rakacolli: Gjithmonë e mira që triumfon
Jashtë ambienteve të kishës katolike në kryeqytet, zëvendësministrja e Shëndetësisë, njëherësh drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, përcolli përmes Ora News urimin për festën e Pashkëve.
“Festa e Pashkëve është festa e ringjalljes, shpresëa. Ju uroj të gjithëve Gëzuar Pashkët, mbarësi dhe shëndet.”
Rakacolli tha se është besimplotë që këto janë Pashkët e fundit që festohen në kushtet e pandemisë.
“Besoj që po sepse edhe historia e njerëzimit tregon se është gjithmonë e mira që triumfon”.
Ky është viti i dytë radhazi që Pashkët festohen nën masat kufizueze të pandemisë.