Pashkët, kryepeshkopi Janullatos mesazh besimtarëve Ortodoksë

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, vjen me një mesazh kushtuar besimtarëve Ortodoksë me rastin e Pashkëve. Ndonëse këto nuk janë kremtime të zakonshme Pashkësh, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, Janullatos iu drejtohet besimtarëve me fjalët e shpresës.

“Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi, le t’i kundërvëmë të mospasurit frikë”, shprehet në mesazhin e tij Janullatos.

MESAZHI I JANULLATOS
Pashkë të mbarë, vëllezër dhe motra! Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi, le t’i kundërvëmë të mospasurit frikë që na fal Krishti i Kryqëzuar dhe i Ngjallur. Një mospasje frikë plot me paqe dhe solidaritet. Sivjet nuk do të mund ta transmetojmë dritën e Ngjalljes, nga njëra llambadhë te tjetra. Le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mospasjes frikë që na fal Krishti nga njëra zemër te tjetra! Krishti u Ngjall!

SHKARKO APP