Pashkët mbaruan, shqiptarët kthehen në vendet e punës. Dyndje në pikat kufitare
Pas festës së Pashkës shqiptarët të cilit ishin rikhtyer në atdhe po kthehen sërish drejt Greqisë. Pas disa ditësh pushimesh me familjarët e tyre shqiptarët rikthehen ne vendet e tyre të banimit për të vijuar rutinën e tyre në shkolla dhe punë.
Ndërkohë raportohet se është shtuar fluksi i automjeteve gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.
Sipas autoriteteve doganore gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 8558 shtetas ndërsa një numër më i vogël ka hyrë në vendin tonë, 2271 shtetas.
Të gjithë ata shtetas që hynë në vendin tonë për të festuar Pashkën po kthehen në vendin ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh dhe vetëm 48 orët e fundit nga kjo pikë ka dalë një numër i lartë qytetarësh, sipas shifrave kanë dalë rreth 14 mijë shtetas.