Pashkët ortodokse/ Veliaj: Kjo ditë na ndihmoftë të gjithëve për të ringjallur shpresat te jeta më e mirë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar besimtarët ortodoksë që sot kremtojnë festën e Pashkës.

Në mesazhin e tij të urimit, Veliaj ka publikuar dhe foto nga sheshi “Skënderbej” i cili është zbukuruar me vezë shumëngjyrëshe, simbol i kësaj feste.

”Gëzuar Pashkët. Mbarësi e shëndet në familjet tuaja! Kjo ditë na ndihmoftë të gjithëve për të ringjallur shpresat te jeta më e mirë dhe për të tejkaluar sfidat me besim, dashuri e në harmoni të plotë”, shkruan Veliaj në mesazhin e tij e të urimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?