Pasi dha dorëheqjen, Këlliçi shpall zgjedhjet në FRPD
Belind Këlliçi ka hapur garën për zgjedhjen e kreut të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, paralelisht me atë të shpallur nga kreu i demokratëve Basha.
Përmes një shkrese zyrtare, FRPD njofton dhe ngritjen e një komisioni që do të merret me organizimin e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj të strukturave të forumit dhe anëtarësimet e reja.
Dje Këlliçi dha dorëheqjen dhe mes tij dhe kreut Basha ka pasur një ”përplasje” pasi deputeti hodhi akuza ndaj kryetarit duke thënë se nuk është në të drejtën e tij për të çelur garën në FRPD.