Pasi dislokoi ushtrinë në Rinas, Xhaçka ka një mesazh për opozitën

Dy ditë pasi vendosi që të zbarkonte ushtrinë për ruajtjen e aeroportit të Rinasit, ku të martën u shënua grabitja më spektakolare e ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, ku të pashqetësuar nga askush, një grup grabitësish te armatosur arritën të grabisnin rreth 10 milionë euro, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar në “Facebook” në lidhje me protestën e sotme të opozitës.

Xhaçka shprehet se ata që ishin sot në protestë ishin grup i vogël dhunuesish që nuk duan Shqipërinë në Europë.

Statusi i Xhaçkës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Respekt dhe mirënjohje për efektivët që edhe sot u përballën me dhunën e politikes pa ide e pa vizion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në krah të çdo prindi e bashkëshorti, në krah të çdo biri nëne, me apo pa uniformë, që u vu në mbrojtje të shtetit, dinjitetit, qetësisë publike e vlerave të demokracisë.

Përshëndes të gjithë qytetarët, përfshirë ata me bindje të djathta, që u distancuan nga ky grup i vogël dhunuesish, qëllimi i vetëm i të cilëve është bllokimi i rrugës tashmë të pandalshme të të gjithë shqiptarëve drejt Europës ????. Shërim të shpejtë efektivë të lënduar! Mirënjohje e pafundme për policinë e shtetit!?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?