Pasi e cilësoi “psikopat”, Taulant Muka i vjen Ramës te Kuvendi: Ja hapi i radhës!
Ish-zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka ka qenë sot në protestën që po mbahet përpara Kuvendit, ku ka dhënë mbështetjen e tij për studentët.
Duke folur për Fax News, Muka u shpreh se për të realizuar Reformën në Arsim, duhen larguar nga drejtimi dekanët dhe rektorët e Universiteteve.
Muka u shpreh se duhet të ketë dhe një hetim për plagjaturat që ai ka bërë publike ditët e fundit, ndërsa shtoi se ky vullnet deri tani ka munguar.
“Kjo është rinia që do vendosë standardin e ri në arsim. Sovrani sot janë negociatat, që të bësh sot reformën duhet të shkarkosh dekanët dhe pedagogët, të cilët kanë miliona euro pasuri. Vetëm pedagogët që kërkojnë veting për veten kanë të drejtë që të nisin Reformën në Arsim. Ku kanë shkuar paratë që janë dhënë për konvinktet?
Plagjaturat që unë kam denoncuar, janë lënë në hije dhe nuk ka pasur asnjë hetim për këtë. Pse nuk janë hequr ata nga pozicionet publike që mbajnë. Të mashtrosh që ke diplomë dhe të mos e nxjerrësh… Unë shoh vetëm bashkim te studentët, nuk shoh përçarje, nuk ka të bëjë numri, ka të bëjë kauza.

Fakti që Fakultetet janë bosh është akti më i pastër, unë ju bëj thirrje prindërve dhe qytetarëve shqiptarë që t’iu bashkohen studentëve. Është shumë gjë e mirë që kjo protestë nuk ka një kryesues, studentët e dinë shumë mirë se çfarë janë duke bërë”, u shpreh Muka.
Ai shtoi se shumë shpejt me ndihmën e një studio avokatie do të paraqesë në prokurori plagjaturat që ai ka zbuluar, duke e kthyer çështjen tashmë në ligjore, dhe jo vetëm morale.
Tre ditë më parë, përmes një dalje live në rrjetin e tij social “Facebook”, ish-zv/ministri i Arsimit nga Zvircra e ka cilësuar Ramën psikopat, për faktin që përdor bulizmin, duke iu kundërgjigjur në këtë mënyrë për fjalën “larvë’.
Më tej në fjalën e tij, Muka tha se Rama i përket të shkuarës, duke e bërë të mirëqenë, largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.
“Keni bërë shumë gabime, që shprehen në revoltën e rinisë së shpresës. Unë sot nuk do merrem me ju, se ju këtë doni. Unë do merrem me sovranin, rininë. Ju nuk keni ngrohje, juve nuk ju trajtojnë me dinjitet. Ju nuk keni akses në revistat shkencore.
Bulizmi është një tjetër shenjë e psikopatisë. Qeveria ka quajtur me rrallë, barkderra,larva, ngelësa etj.
Bulizmi është një mjet që psikopatët kërkojnë të turpërojnë të tjerët , që të heqin përgjegjësinë e vetes. Unë kam qenë përsëritës në disa provime dhe më pas kam studiuar në universitetet më të mira.
Një tjetër shenjë e psikopatisë, është sharmi, dukja. Sa pedagogë marrin ryshfetë, jo nuk merren me këta, merren vetëm me pamjen. Qeveritë e këtyre viteve nuk ka qenë fare të ndjeshme mer ju. Qeveritë psikopatike nuk dënojnë askënd, por përmendin suksesin në mendjen e tyre, atë që ata fabrikojnë. Kjo është ata që bëjnë vazhdimisht dhe unë e ndjej dhimbjen tuaj. Sot jeni më të zgjuar, keni mbështetës më shumë, keni intelektualët që i keni me ju.
Një tjetër cilësi e psikopatizmit, është abuzimi me partnerin apo varësia me lëndët narkotike. Ata nuk kërkojnë në auditorë që kanë plagjiaturë, njerëz të paditur që nuk kanë aftësi të transmetojnë dituri. Rini kam një mesazh për ju, merrni gomën me vete. Fshini krimin në arsim, sillni dritën e diturisë në auditorë, luftoni për prindërit tuaj që luftojnë për ju gjithçka.
Ishte fat që isha mes jush. Ftoj ish-kryeministrin e Shqipërisë që të vijë së bashku me mua në sheh dhe të shohim se kë do mbështesë rinia. Ju përshëndes të gjithëve nga Zvicra”, u shpreh ai.
https://www.facebook.com/Taulant.Muka/videos/10213942491532224/
KOHA JONË SONDAZH

