Pasi iku me helikopter nga frika e përballjes me banorët e Kukësit, Rama flet virtualisht
Pasi iku me helikopter nga frika e vrullit te qytetarëve të Kukësit, Edi Rama “bën të fortin” në rrjetet sociale, duke iu shfajësuar ndjekësve të tij virtualë në “Facebook”.
Në një postim të para pak minutash, Rama ka sulmuar kreun e Bashkisë së Kukësit dhe qytetarët kuksiane të cilët protestuan kundër Kryeministrit, derisa e detyruan atë të ikte prej andej me ndihmën e një helikopteri.
Pavarësisht se takimi i tij 20 minutësh në aeroport, u mbajt para një turme punonjësish të administratash, mes të cilëve edhe nxënës shkollash të sjellë me detyrim, Rama ka akuzuar PD se “i ka zënë rrugën me njerëzit e administratës.
Ja reagimi i Ramës
Një kryebashkiak qesharak i një partie qesharake del e ze rrugën e Kukësit me administratën, në vend se të ishte me mijëra qytetarët kuksianë në çeljen e punimeve të aeroportit ndërkombëtar!Merren me prita rrugësh në shekullin e XXI e pastaj duan vota nga ky popull [????] Oh ç’derexhe!
KOHA JONË SONDAZH

