Pasi mori vulën, Berisha: Na janë bashkuar qindra anëtarë dhe deputetë, do ta rrëzojmë Ramën

Sali Berisha në cilësinë e kryetarit të PD, thotë se pas vendimit të gjykatës, demokratët janë më të bashkuar se kurrë. Nga ballkoni i shtëpisë së tij, pasi që prej 30 dhjetorit ndodhet në ”arrest shtëpie”, Berisha tha se gjatë ditëve të fundit qindra anëtarë, drejtues lokalë, deputetë i janë bashkuar “Rithemelimit”.

“Gjatë këtyre ditëve, me qindra e qindra anëtarë, drejtues lokalë, deputetë, pas vendimit të gjykatës janë bashkuar me ne. I përshëndes në emër tuaj në mënyrë të përzemërt.

Përsëri them atë që deklarova para jush ditë më parë, mirë se erdhët në shtëpinë tuaj. Betejën e madhe e kemi përpara dhe atë betejë do ta fitojmë së bashku, do ta bëjmë së bashku,

Misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së re të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve do ta përmbushim së bashku. Të bashkuar në diversitet. Të bashkuar në të vërteta. Të bashkuar në mision për shqiptarët që të votojnë të lirë. Për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve. Fitore, fitore, fitore”, thotë Berisha.

SHKARKO APP