Pasi nisi hetimet për 21 janarin, SPAK thërret gruan dhe xhaxhanë e Aleks Nikës

Një ditë pasi regjistroi “21 Janarin”, SPAK vendosi të thërrasë më 22 korrik bashkëshorten dhe xhaxhanë e njërit prej viktimave të ngjarjes, Aleks Nikës. Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika duhet të paraqitet në orën 10:00, kurse xhaxhai i viktimës, Mark Nika në orën 12:00.

Ata thirren si persona që kanë dijeni dhe për të dhënë detaje për hetimin.

Më herët, Mark Nika ka lajmëruar se tashmë që nisin hetimet nga SPAK do të dorëzojë edhe një audiokasetë me prova sipas tij të vrasjes shtetërore.

SHKARKO APP