Pasione ngjyrash në një mozaik natyror

Mikail Papuciu, artisti mes dimensioneve shumëngjyrshe dhe elksirit natyror…
Muaji dhjetori e gjeti Credins bank me një tjetër ekspozitë të re të çelur, nga piktori Mikail Papuciu. Në një ambient të bukur me dekore festive, pikturat janë pozicionuar në hollin e bankës.
Klientet e bankës do të kenë mundësi të shijoj bukurinë e pikturave të cilat kanë një tematike të larmishme si: peizazhe, portrete, duke të krijuar kështu ndjesinë e fotografisë së gjallë. Mikail Papuci, një artist me aftësi dhe talent të spikatur, e bën që çdo pikturë të ketë një kompozim unik me kolorite ngjyrash të shumëllojshme. Punuar me shumë finesë dhe elegancë, detajet e imta janë ato që i bëjnë këto piktura të jenë mjaft të veçanta.

Ekspozitat e piktorit janë çelur në Shqipëri si edhe në disa vende të botës, duke pasqyruar gjëndjen dhe ndjesitë e tij shpirtërore. Lindur në qytetin e bukur të Fierit, rrethuar nga arkitektura, Mikaili studimet i kreu fillimisht në liceun artistik të qytetit të lindjes, e më pas, studimet e larta në Akademinë e Arteve për pikturë monumentale.

Kjo ekspozitë u mundësua nga Credins bank dhe do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit Janar 2024. Pikturat janë në shitje dhe artdashësit e këtij zhanri, do të ketë mundësinë të blejnë të preferuarën e tyre…
Nën titullin “Pasione ngjyrash në një mozaik natyror”, kjo ekspozitë kurorëzon suksesshëm siparin e të gjithë ekspozitave artisitike që janë çelur intensivisht në Credins bank, përgjatë vitit 2023. Në kuadër të 20 vjetorit banka Credins, përgjatë vitit e ka shndërruar hollin e saj në shtëpinë e artit. Klientët e saj kanë patur mundësinë të kundrojnë punimet e artistëve të rinj, e sigurisht dhe të plejadës së artë të artistëve shqiptar. Credisn, ka patur kënaqësinë që ka bashkëpunuar dhe suportuar artin duke u bërë kështu zëri krysorë në pasqyrimin e vlerave të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?