Pasioni për gjuetinë sa nuk kthehet në tragjedi, shqiptari plagoset nga shoku
Pasioni për gjuetinë nuk ka shkuar aq mirë për dy shokët në Greqi. Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Greqi, pasi kishte shkuar për gjueti së bashku me mikun e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë. Sipas raportimit të medieve greke, mësohet se 37-vjeçari shqiptar kishte shkuar bashkë me mikun e tij për gjueti në zonën e Velestino, ndërsa në rrethana ende të paqarta është qëlluar me saçmë në kokë. ”Newsit.gr”, shkruan se shqiptari kishte shkuar për gjueti bashkë me shokun e tij, një 45-vjeçar. Po sipas këtyre burimeve, mësohet se ka qenë pikërisht miku i tij që e ka qëlluar aksidentalisht Aktualisht shqiptari është në Repartin e Kujdesit Intensiv të Spitalit Achillopoulos të Volos, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.