Paskal Milo: Çudi që çdo gusht, në Himarë shënohen incidente

Historiani Paskal Milo e ka quajtur të tepërt ndërhyrjen e shtetit grek dhe reagimet e saj për ngjarjen në Kishën e Shën-Thanasit në Dhërmi.

Ai shprehet se shtetit grek duhet të merret me zgjidhjen e halleve dhe problemeve të vendit të tij dhe të mos përzihet në çështje që nuk i takojnë.

“Greqia nuk është dhe nuk mund të jetë tashmë ‘bartëse’ e të ‘drejtave’ kanonike bizantine. Mua më vjen keq që në vend që të ketë shqetësime të tjera, ka shkëmbime replikash të zëdhënësve për një çështje që nuk i takon fare politikës të ngatërrohet”, shprehet Milo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, Milo shprehet se është e tepërt, dhe pse jo e qëllimshme, që çdo muaj gusht në Himarë do të ndodhë diçka, kjo edhe për faktin se pikërisht në këtë muaj vijnë turistë dhe qytetarë për të pushuar, jo vetëm nga gjithë Shqipëria por edhe shumë e shumë të huaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, kjo duhej të shndërrohej në festë, dhe këto kisha me vlerë të traditës sonë të ritit ortodoks duhet të shërbejnë si muze të gjalla për të promovuar traditën dhe kulturën tonë, historinë tonë.

“Nga ana tjetër, mua më shqetëson fakti se krijohet një klimë aspak e mirë gjatë muajit gusht edhe nga ndërhyrja e politikës, ose nga keqpërdorimi i politikës në çështje të cilat mund të zgjidhen fare mirë, me mirëkuptim dhe me diskutim dhe pa bërë debate publike që s’i shërbejnë askujt”, thotë Paskal Milo. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?