Paskal Milo: Shpresoj që Rama të mos e dh… prapë

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, është shprehur sërish i pakënaqur me Partinë Socialiste.

Ai thotë se kjo e fundit nuk po zbaton marrëveshjet e arritura me aleatët, si para zgjedhjeve të 2013-ë­s, ashtu edhe të zgjedhjeve të fundit vendore.

Milo thotë gjithashtu se partia e tij ka marrë vetëm dy drejtori fiktive, njëra prej të cilës ka vetëm tre punëtorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga marrëveshja e parë na janë dhënë dy thërrime. Njëra është drejtori i Albminiera, një ndërmarrje që është duke u shkrirë dhe që nuk ka as të ardhura dhe as buxhet për të paguar punonjësit e saj. Na kanë dhënë gjithashtu një drejtor të INSIG në Shkodër, që ka tre vartës dhe është në process privatizimi”, thotë Milo për "Panorama".

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai vijon më tej, duke u shprehur se tani nuk iu hapin telefonat. “Më shumë ka pasur heshtje, mbyllje telefonash, gjë që na ka ringjallur dyshimet e vjetra”, thotë ai.

Ndërsa duke folur për GSH, Milo shprehet: “Këtë herë do ishte e tepërt ta bënin për herë të dytë, sepse mendoj se një fjalë që kam përdorur kur nisëm negociatat për zgjedhjet vendore që deri në atë kohë e kishin (më fal për shprehjen) dhjerë, në marrëdhënie me ne, frazë që e kam përdorur në takimin zyrtar, nuk besoj se do e dhjesin për herë të dytë”. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?