Paskuqanin e fiton bindshëm Flamur Noka, publikohen shifrat

Edhe në njësinë administrative të Paskuqanit ka përfunduar numërimi, ku është shpallur fituese PD-ja me 8835 vota, ndërsa PS-ja ka marrë 6663 vota, teksa LSI-ja numëron 1089, ndërsa PSD 786 vota.

Në këtë njësi kanë marrë pjesë 17 mijë 800 votues, teksa lista e zgjedhësve për këtë njësi administrative ishte mbi 35 mijë zgjedhës, pra më shumë se gjysma kanë votuar në këtë njësi administrative në 42 qendra votimi.

Ka qenë një proces i qetë që në votim, por me ritme shumë të shpejta ka vijuar numërimi, ku është shpallur fitorja e PD, nga kandidati i kësaj njësie, Flamur Noka.

SHKARKO APP