Pasoja e stuhisë “Daniel” në Greqi, 8 viktima dhe qindra të bllokuar pa ushqim

Stuhia shkatërruese Daniel ka lënë pas të paktën 8 viktima dhe ka shkaktuar miliarda euro dëme.

Ndërsa janë qindra njerëz që kanë mbetur të bllokuar pa ushqim dhe ujë për të tretën ditë. Greqia qendrore u godit nga fenomeni i tejskajshëm sipas meteorologëve ishte më ekstremi që ka goditur vendin në 90 vitet e fundit.

Qindra shtëpi janë shkatërruar apo përmbytur nga ujërat dhe balta që kanë sjellë lumenjtë, disa ura janë shembur, rrugët janë shndërruar në liqene, linjat e energjisë elektrike janë shkatërruar, uji i pijshëm mungon në shumë zona dhe dëmet në kulturat bujqësore janë të pallogaritshme për zonën më prodhimtare bujqësore të Greqisë që përfshin prefekturat e Kardhitsës, Larisës, Trikalës dhe Volosit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?