Pasojat e tërmetit, Braçe: Prokuroria të kryejë hetime gjithpërfshirëse
Zv. Kryeminstri, Erion Braçe i bën thirrje prokurorisë të kryejë hetime gjithëpërfshirëse sa I përket përgjegjësve të dëmeve pas tërmetit të 26 nëntorit. Braçe foli në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi edhe për rastin e pallateve të shembura në Thumanë dhe deklarateve të opozitës.
“Institucioni që po merret me këtë gjë është Prokuroria, që duhet t’I shkojë deri në fund kësaj historie. Prokuroria duhet të bëj hetime gjithpërfshirëse, për të nxjerrë përgjegjësinë e çdo strukture”, – tha zv. Kryeministri në RTSH.
Braçe foli edhe për qëndrimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
“Edhe ai si unë e ndjente se sa dramatike ishte ajo qe kishte ndodhur. Edhe unë, edhe ai ishim në të njëjtën gjendje dhe rrinim poshtë pallati, ku kishin mbetur banorë, sado që çdo 15 minuta pallati tundej si pasojë e lëkundjeve, – tha Braçe në RTSH.