Pasojat që la Covid-19, rriten vdekjet nga zemra dhe truri në Shqipëri

Edhe pse sot Covid-19 është thuajse i ”zhdukur” nga Shqipëria, pasojat janë të rënda. Sëmundjet e zemrës dhe të trurit kryesojnë për numrin më të lartë të vdekjeve edhe gjatë pandemisë dhe jo vetëm në Shqipëri.

“Është ende herët për të folur me shifra të sakta, por sigurisht ka patur efekte anësore nga pandemia e koronavirusit. Pacientët nuk vinin dot në spital si më parë dhe kur filluam të shihnim se çfarë ndodh me këta persona, vumë re që vdekjet si pasojë e zemrës dhe trurit u rritën”, thotë neurokirurgu Vakis Papanastasiu.

Po ashtu mjekët thonë se incidenca e sëmundjeve tumorale në Shqipëri është e ngjashme me popullsitë e tjera. Shkaku kryesor i kancerit të trurit është trashëgimia, ndërsa faktorë të tjerë janë rrezatimet e ndryshme dhe elementet toksikë.

SHKARKO APP