Pastrimi i Elbasanit
Kryetari i ri i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, e ka nisur punën duke pastruar një nga zonat më tërheqëse të qytetit, lagjen Kala. Llatja ka drejtuar vetë aksionin për pastrimin e kalasë që në orët e para të mëngjesit.
Ai është shprehur se aksione të tilla do të zhvillohen në çdo lagje dhe zonë të qytetit. Kreu i ri i Bashkisë së Elbasanit ka pranuar edhe problematikën e ngritur nga televizioni A2 CNN disa ditë më parë, në lidhje me papastërtitë që kanë pushtuar kodrën e Krastës, duke paralajmëruara një aksion të madh për pastrimin e saj.
Këto aksione, përveç pastrimit të qytetit, kanë si qëllim edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, që të mbajnë pastër ambientet e përbashkëta.