”Pastrimi i parave”, ILD nis inspektime në 7 prokurori

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, kërkon ushtrimin e një inspektimi tematik në 7 prokurori në vend, lidhur me masat e marra prej tyre për zbatimin e udhëzimeve dhe urdhrave të tij.

Inspektimi iu kërkua zyrtarisht Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për prokuroritë e Tiranës, Durrësit,Elbasanit, Fierit, Korçës, Shkodrës dhe Vlorës për periudhën mars 2020-mars 2021.

Mes të tjerash, Çela kërkoi verifikim të zbatimit të udhëzimit të tij të korrikut 2020 “për rritjen e efektivitetit në luftën kundër pastrimittë parave, krimit financiar, financimit të terrorizmit dhe hetimet pasurore”.

Çështja e pastrimit të parave, si edhe e zbatimit të ligjit anti-mafia ka qenë objekt i diskutimeve edhe në turin e nisur nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm në disa prokurori të vendit.

SHKARKO APP