Pastrimi i Tiranës, Veliaj i nis letër çdo familjeje

 Kreu i bashkise se Tiranës, Erion Veliaj, i ka nisur nje letër çdo familjeje të Tiranës për t’iu bashkuar nismës për pastrimin e kryeqytetit në datën 4 shtator.

“Askush nuk ia del dot i vetëm. I kam nisur nje letër çdo familjeje, qe të na ndihmojë në 4 shtator. Aty do të gjeni emrin dhe kontaktet e secilit prej 24 administratorëve dhe të miat. ‪#‎Bashkë‬ do ta pastrojmë Tiranën tonë”, shkruan Veliaj në Facebook.

Nismën për pastrimin e Tiranës, kreu i bashkisë e ka bërë me dije më 5 gusht, ku sqaroi se të gjithë qytetarët duhet të bëhen pjesë. “Secili administrator do drejtojë shtabin e pastrimit në njësinë perkatese. Ndërkohë që edhe ushtria do t’i bashkohet nismës për pastrimin e inerteve, ka bere te ditur Veliaj.

SHKARKO APP