Pasuria e Prokurorit Giu: 500 milionë, apartamente, vila e makina luksoze

 

Ndalimi i prokurorit dje ka sjellë që ti dalin edhe pasuritë e tij. Prokurori Haxhi Giu, i arrestuar ditën e djeshme nën akuzën e korrupsionit pasiv, nuk është një person i panjohur në sistemin e drejtësisë shqiptare. Si shumë gjyqtarë e prokurorë, edhe Haxhi Giu nuk mbetet “prapa”, kur fjala vjen për pasurinë e tij.

Në deklarimin e fundit të pasurisë, rezulton se Haxhi Giu ka një numër të madh depozitash bankare, përfshi këtu edhe pasuri të patundshme. Prokurori posedon rreth 50 milionë lekë të reja, 2 apartamente me një sipërfaqe të konsiderueshme, një banesë private 4 katëshe si dhe disa depozita të tjera bankare.

Madje edhe Automjeti i tipit “Mercedes Benz”, nga ku dhe u arrestua prokurori kushton rreth 25 mijë euro.

Dikur Giu ka qenë një personazh “mediatik”, përpara se të lëvizte me detyrë në krujë. Prokurori Haxhi Giu njihet si personi që udhëhoqi hetimet për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit, 16 vite më parë. Kjo pasi ishte ai që komunikonte me median në intervista apo konferenca shtypi në lidhje me zhvillimet e hetimit të dosjes për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Duke qenë se çdo deklaratë e tij përbënte lajm, Haxhi Giu u bë në atë kohë një personazh mjaft publik.

Pas kryesimit të hetimeve të dosjes Hajdari, Haxhi Giu u ngrit në detyrë, duke u emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme, post që e ka mbajtur deri në largimin e Ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Pas marrjes së drejtimit të prokurorisë nga Ina Rama, Haxhi Giu ishte nga ata prokurorë “të brezit të vjetër” që “u internua” në rrethe. Në të njëjtën kohë me 13 kolegë të tjerë, Haxhiu Giu u largua nga Prokuroria e Përgjithshme.

SHKARKO APP