Pasuria e Taullaut që SPAK-u i kërkon ta sekuestrojë. Avokati: Pronat janë të vëllezërve
Pasi OFL dërgoi letrat për vetëdeklarim dhe justifikimit të pasurive, SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për miratim sekuestroje edhe pasurinë e Saimir Taullaut. Avokati i tij, Detar Hysi thotë se pronat që janë sekuestruar janë vendosur me burim të ligjshëm dhe se janë në emër të vëllezërve të Taullaut. Sipas tij, pronat janë të ligjshme dhe janë blerë me kontratë shitje toke në vitin 2006 me vlerë 3.2 mln euro. ”SPAK-u ka tejkaluar kompetencat, do ndjekim procedurat ligjore për kthimin e pronave, pasi janë të ligjshme”.
Pasuria e Saimir Taullaut
Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.
Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.
Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.
Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.
Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.
Automjeti tip “JEEP”, me ngjyrë të errët