Pasuria në Gjermani e Ermal Hoxhës, por jo e nipit të Enverit

Pas qarkullimit në disa media online por edhe në TV, të lajmit se Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit, i arrestuar për trafik kokaine, zotëronte një pasuri prej miliona dollarësh në Gjermani, Ermal Hoxha, pronari i vërtetë i kësaj pasurie vendosë të reagojë. I kthyer në vendlindje prej disa ditësh për shkak të probleme shëndetësore të babait të tij, Ermal Hoxha, por jo ai i arrestuari për trafik kokaine, se bizneset janë të tijat, pasi prej 17 vitesh jeton dhe punon në gjermani.

“Unë jam Ermal Xhavit Hoxha, 38 vjeç. Kam lindur në Tiranë, më parë kam banuar në Krujë dhe aktualisht banoj prej 17 vitesh në Gjermani. Kam qenë në spital sot gjatë gjithë ditës me tim atë, kur më kanë telefonuar dhjetëra miq të mi duke më thënë se isha në çdo faqe interneti të mundshme dhe po ashtu edhe bizneset e mia. U shokova! Duke qenë se jetoj prej vitesh jashtë nuk e di si funksionojnë gjërat këtu dhe nuk dija si të reagoja. Nuk e di ça janë këta gazetarë që nuk verifikojnë informacionet. Më kanë shkaktuar një dëm shumë të madh”, thotë 38-vjeçari.

Ai shton se tek bizneset e përmendura është pronar ose bashkëpronar.

“Unë nuk jam ai për të cilin flitet në lajmet e disa mediave online, unë banoj vërtetë në qytetin gjerman të përmendur Neustad ku kam dy biznese. Bëhet fjalë për restorantin “Zur Bruecke” Betriebs, të cilin e kam hapur që prej 8 majit të vitit 2008 me një gjerman dhe në 2014 i kam blerë krejt aksionet. Po kështu zotëroj edhe kompaninë “Pizza Falcone” së bashku me një shqiptar tjetër e kemi blerë që në vitin 2012, si dhe picerinë “Pizza Paradaies”, ku jam bashkëpronar me zonjën Vojsava Taga, që është bashkëshortja e një e shoku. Jam shumë i indinjuar në lidhje me publikimin e këtyre lajmeve”, thotë Ermal Hoxha, emri i të cilit korrespondon me emrin e nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, të arrestuar pak ditë më parë për trafik kokaine, por që nuk ka asnjë lidhje me trafikun e kokainës.Ermal Hoxha nipi i ish-dikatorit, i arrestuar për dosjen e laboratorit të kokainës rezulton të jetë aksioner në tre kompani, dy prej të cilave, me seli në Neustad të Gjermanisë dhe kompania e tretë në Norvegji. Referuar dokuemntacioneve të siguruara nga komopania ndërkombëtare“ Orbis” Ermal Hoxha është regjisturar si bashkaksioner në restorantin “Pizza Paradaies” në Neustadt të Gjermanisë, ku xhiroja vjetore rezulton të jetë 13 milionë dollarë. Kompania është themeluar në vitin 2012 me bashkëaksionerë Ermal Hoxhën dhe Vojsava Tagën dhe situacioni financiar I refereohet veprimeve bankare të fund dhjetorit 2014, pak ditë nga operacioni policor për arrestimin e rrjetit të prodhimit të kokainës, e njohur si dosja “Xibraka”.

 

 

SHKARKO APP