Pasuritë e sekuestruara, Lamallari: Synon fuqizimin e kompetencave
Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet rreth projektligjit për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara që synon që Agjencia që i Administron nga ministria e Financave të kalojë në vartësi të ministrisë së Brendshme. Ky projektligj është dërguar në Kuvend, gjithashtu projektligji për ndryshime në Kodin Penal dhe në kodin e Procedurës Penale.
Projektligjet duhet t’i nënshtrohet punës në komisionet Parlamentare Komisionin e Ekonomisë, të Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare po ligji për mënyrën e menaxhimit të pasurive të konfiskuara do të shqyrtohet në mënyrë të përshpejtuar dhe duhet të miratohet javën e ardhshme në Parlament. Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari është shprehur se projektligji është pjesë e paketës kundër krimit dhe terrorizmit.
“Ky projektligj është pjesë e paketës kundër krimit dhe terrorizimit. Roli i agjencisë është i rëndësishëm, dhe synon fuqizimin e kompetencave të kësaj agjencie si dhe i jep të drejtë vendimmarrëse. Agjencia ngarkohet edhe për administrimin e provave materiale, i kalon në varësi ministrisë së Brendshme. Agjencia merr rol të shtuar duke u listuar si palë. Ka të drejtë ti drejtohet me kërkesë për të tjetërsuar dhe asgjësuar pasuri. Po ashti i drejtohet gjykatës për tjetërsimin e provave. Kanalizohet shitja e pasurive të paluajtshme. Do ngrihet brenda saj Komiteti ndërinstitucional që është vendimmarrës për këto pasuri. Fuqizohet roli i komitetit ku nga karakteri këshillimor tani ka rol vendimmarrës për administrimin dhe përdorimin e këtyre pasurive”.