Patentat e reja, hiqet grupi i gjakut dhe shenjat e gishtërinjve
Në lejet e reja të drejtimit të automjeteve që do të lëshohen nga autoritetet në vitit 2017, do të ketë një sërë ndryshimesh në përmbajtje.
Kështu, në të njohurat si “patenta” do të hiqet grupi i gjakut dhe shenjat e gishtërinjve. Edhe pse këto janë të dhënat e sigurisë, autoritetet e transporteve kanë vendosur heqjen e tyre me argumentin se këto të dhëna janë lehtësisht të gjendura në sistemin e gjendjes civile.
“Heqja e grupit të gjakut është nga kodi rrugor i cili është miratuar, nuk shënohet. Lidhur me shenjën e gishtit vazhdon akoma tre aplikohet vendosja e shenjës së gishtit deri në momentin kur të dalë leje drejtimi model i ri, që parashikohet nga janari i 2017. Leja e drejtimit që do të hyjë pas janarit do të jetë pothuajse identike si leja e drejtimit të shteteve të BE”, tha Shkëlqim Gruda.
Drejtori i lejeve të drejtimit në shërbimin e transportit rrugor thotë se ndryshimet do të reflektohen në 2017, ku do të ketë risi të tjera në procedurat e marrjes së lejes së drejtimit.
KOHA JONË SONDAZH

