Patozi i kthehet Braçes: Nuk të bie mirë ky përfundimi me vjedhjet e lekëve të rrugëve, Erion
Kreu i partisë “Bindja Demokratike” Astrit Patozi replikon në distancë me zëvendëskryeministrin Erion Braçe i cili e akuzoi atë më herët për abuzim me fondet e rrugëve në kohën kur Patozi aderonte në radhët e Partisë Demokratike.
Përmes rrjeteve sociale, Patozi i kujton Braçes se nuk i bie mirë ky përfundimi me vjedhjet e lekëve të rrugëve, teksa i kthehet duke i kujtuar se çfarë duhet të mendoj ai për të, ku me rregull treshi, që është edhe sot e kësaj dite zëvendëskryeministri i qeverisë së Edi Ramës.
Reagimi i Patozit
NUK TË BIE MIRË PËRFUNDIMI, ERION!
Nuk të bie mirë ky përfundimi me vjedhjet e lekëve të rrugëve, Erion. Të cilat m’i paske faturuar mua, meqë në kohën kur paskan ndodhur, sipas teje, unë kam qëlluar të isha deputet.
S’ka problem Erion, se mbaj unë, mund të më caktosh edhe që kam organizuar drekën e ngjalave të 1 prillit në Gjirin e Lalëzit.
Përfytyro, se çfarë duhet të mendoj unë për ty, me rregull treshi, që je edhe sot e kësaj dite zëvendëskryeministri i qeverisë së Edi Ramës. Dhe kjo nuk vlen vetëm për tenderat apo koncensionet e rrugëve.