Patozi: Mazhoranca mos tentojë të deformojë vullnetin e zgjedhësve në Vorë

PD i kërkon mazhorancës që të heqë dorë nga Vora dhe të mos tentojnë të mos deformojnë vullnetin e zgjedhësve që sipas deputetit Astrit Patosi u shpreh qartë dhe prerë.

"Ka një përpjekje evidente për ta vjedhur atë në tavolinë nga përfaqësuesit e mazhorancës, kryesisht të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndonëse numërimi i votave për kandidatin përfundoi të hënën në drekë, ka një zvarritje të qëllimshme të procesit të numërimit për këshillin bashkiak, e cila shoqërohet me shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor nga përfaqësuesit e shumicës në KZAZ dhe në tavolinat e numurimit", tha Patozi.

Ai tha gjithashtu se në rast se mazhoranca përdor mjetet e paligjshme për të marrë mandatin e opozitës në Vorë, në Shqipëri nuk mund të flitet më për zgjedhje të lira.

SHKARKO APP