Patozi: Tirona ka parë edhe më keq…
Ceremonia e 100-vjetorit të Tiranës u festua në aktivitete të ndara nga njëra-tjetra. Kryeministri festoi në Pallatin e Brigadave ndërsa kreu i shtetit Ilir Meta ishte me qytetarët te Teatri Kombëtar.
Lidhur me këto ceremoni kreu i Bindja Demokratike, Astrit Patozi shprehet se edhe 100-vjetorin e Tiranës krerët e politikës e kanë trajtuar njëlloj si vizitën e Albin Kurtit.
“Tirona ka parë edhe më keq… Këta udhëheqësit e mëdhenj të popullit dhe të partisë edhe festën e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet e paskan trajtuar si vizitën e Albin Kurtit. Secili duke e futur ne odën e vet. Edhe hajde prit seriozitet shteti pastaj prej tyre!
I vetmi ngushëllim është fakti që Tirona është mësuar me mbajt edhe më shumë se kaq gjatë këtij shekulli tmerrësisht të gjatë”,- shkruan në një postim në Facebook, Astrit Patozi.
KOHA JONË SONDAZH

