Patriarku rus Kirill për herë të parë vizitë zyrtare në Shqipëri, takim me Metën dhe …

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill do të zhvillojë për herë të parë një vizitë zyrtare në Shqipëri, mes dative 28-30 Prill. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri patriarku Kirill do të takohet me kryepeshkopin e kishën Ortodokse shqipatre, Janullatos.

Gjithashtu mësohet se gjatë kësaj vizite, kreu i kishës Ortodokse ruse do të ketë takime edhe me presidentin e Republikës, Ilir Meta, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë. Lajmi për vizitën e kreut të kishës ortodokse ruse në Shqipëri është bërë i ditur nga vetë Kisha ruse, e cila ka shtuar se mes Partiarkut Kirill dhe kryepeshkopit Janullatos, egziston një miqësi gati 50 vjeçare të cilën e kanë ruajtur dhe e kanë forcuar gjithmonë edhe më shumë.

Për vizitën në Shqipëri, gjatë një pritjeje në ministrinë e jashtme ruse me rastin e Pashkëve, ka folur edhe vet Kirill, i cili është shprehur se shpresonte që kjo vizitë të zhvillohej në fund të muajit prill.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?