Patriarku rus Kirill vjen në Shqipëri, takime me zyrtarë të lartë

Përgjegjësi i zyrës së shtypit të Patriarkatit të Moskës, Aleksander Volkov, konfirmon se Patriarku i Rusisë, Kirill do të vizitojë në fund të muajit Shqipërinë, ku do të takohet me Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Vizita do të zhvillohet nga data 28-30 Prill, ndërsa përveç Kryepeshkopit, Kirill do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta, por edhe zyrtarë të tjerë.

”Këtë herë ai do të vizitojë kishën martirike të Shqipërisë, e cila vuajti shumë në shekullin e 20 dhe praktikisht u shkatërrua”, thuhet në deklaratën për shtyp të Kishës Orthodokse Ruse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Patriarku rus Kirill dhe ai shqiptar, Janullatos, kanë një miqësi gati 50-vjeçare, të cilën e kanë ruajtur dhe forcuar gjithnjë e më shumë. Kjo nuk është hera e parë që Janullatos dhe Kirill takohen së bashku, por është vizita e parë zyrtare e Patriarkut rus në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?