Patrulla e Policisë në Tiranë sulmohet me armë, dalin detaje e para
Aktualitet E Enjte, 13 Shkurt 2025 21:23

Një i ri, në zonën e Rinasit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të patrullës së policisë. Policia kishte informacion se ai lëvizte i armatosur dhe ishte vënë në ndjekje të tij. Nga sulmi me armë zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë që i riu është arrestuar. Ky person raportohet të ketë qenë i dënuar 2 vite më parë për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.