Paulin Sterkaj i zhgënjyer nga humbja: Shkodra e merr me vonesë mesazhin e fitores
Kandidati për deputet për Shkodrën i PS, Paulin Sterkaj mendon se humbja në zonën e tij në Malësinë e Madhe nuk do të ketë efekt për qytetarët por deklaroi se Shkodra e merr me vonesë si gjithmonë mesazhin e fitores në Shqipëri.
ʺNuk e prisja epërsinë e PD në Malësinë e Madhe. Shkaqet? Ka patur votues të ri, nuk di çfarë të them, nuk jam në gjendje të nxjerr një konkluzion pasi nuk ka përfunduar i gjithë numërimi i fletëve të numërimit. Në fund mund të dalim me një konkluzion dhe të bëjmë një listë të plotë të të gjithë këtij proçesiʺ.
Ndërkohë i pyetur se fitorja e koalicionit të PD do të penalizojë Shkodrën me investime dhe projekte, Sterkaj siguroi se nuk do të ndodhë kështu edhe pse përsëriti se PS do të hyjë në Shkodër edhe me pak deputetë.
ʺEpërsia e PD a mendoni se do të ndikojë në Shkodër? Nuk mendoj se penalizohet Shkodra për asnjë arsze. Ne do të hyjmë në Shkodër edhe me pak deputetë. Në gjithë Shqipërinë fiton PS-ja ndërsa Shkodra e merr me vonesë mesazhin, edhe Malësia e Madhe është pjesë e Shkodrës. Kanë ikur disa vota duke menduar se u bë rotacion politik, por unë Paulini do të jem, do të jem gjithmonë këtu me investime për Shkodrën dhe rrethinat e sajʺ.