Paundi britanik ndal “vrullin” – Dollari në rënie, nuk ka luhatje për Euron

Monedha vendase, leku, ka zhvlerësuar pothuajse të gjitha monedhat kryesore të huaja gjatë ditës së sotme. Paundi britanik, i cili u rrit një ditë më parë me plot 1.3 pikë, të enjte ka regjistruar një rënie të lehtë kundrejt lekut.

Kështu, sipas të dhënave të “Creidns Bank”, sterlina është zhvlerësuar minimalisht me 0.2 lekë për të zbritur në nivelin e 146.4 lekëve.

Dollari amerikan nga ana tjetër ka vijuar rënien edhe gjatë ditës së sotme. Valuta është dobësuar me 0.1 njësi për lekë dhe këmbehet në pikat e këmbimit valutor për 111.2 lekë në blerje dhe 112 lekë në shitje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse valuta e eurozonës ka mbetur e pandryshuar nga një ditë më parë dhe vijon të blihet në tregun e këmbimit valutor për 124.8 lekë dhe të shitet për 125.5 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

As dollari australian nuk ka regjistruar luhatje të enjten dhe këmbehet edhe ditën e sotme në të njëjtat vlera me ditën e mërkurë, për 79 lekë.

Dollari kanadez dhe franga zvicerane nga ana tjetër kanë shënuar një rënie të lehtë me 0.2 njësi për lekë. Valutat këmbehen respektivisht për 83.2 lekë dhe 112. lekë në. /Scan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?