Pavarësia e Kosovës, Rama telefonatë me Hashim Thaçin: Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij
Një telefonatë në Ditën e Pavarësisë së Kosovës ka sjellë emocione të forta. Kryeministri Edi Rama ka përcjellë fjalët që mori nga ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë. Sipas Ramës, telefonata e urimit të 17 shkurtit ka qenë ndër më të vështirat emocionalisht ndër vite, por këtë herë, siç është shprehur ai, “Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij”.
“Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush”, citohet ta ketë përsëritur dy herë Thaçi, në fillim dhe në fund të bisedës. Këto fjalë vijnë në një ditë simbolike për Kosovën, që shënon përvjetorin e shpalljes së pavarësisë, ndërsa ish-udhëheqësit e luftës së UÇK-së po përballen me procese gjyqësore në Gjykatën Speciale.
”Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

