Pavarësia e Kosovës, temë debati në OKB. Shqipëria ”përplaset” me Rusinë
Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, u përmend edhe Kosova, nga përfaqësuesi i Rusisë i cili tentoi që të krahasonte pavarësinë e saj me aneksimet që po planifikon të bëjë në 4 rajone të Ukrainës.
Akuzës së ambasadorit Vasily Nebenzya, se perëndimi përdor standarde të dyfishta, iu përgjigj ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha. Për të kjo deklaratë e delegacionit rus për Kosovën është e pasaktë dhe e gabuar, pasi Prishtina e Beogradi nuk bëjnë luftë, por takohen dhe dialogojnë.
”Delegacioni rus bëri përsëri një paralele me Republikën e Kosovës, një vend i pavarur që është njohur nga gjysma e Kombeve të Bashkuara duke përfshirë gjysmën e këtij këshilli, pra kjo është e gabuar, e pasaktë dhe për të ardhur keq.
Askush nuk tenton të krahasojë të pakrahasueshmen, asnjë rrugë e shkurtër nga konteksti historik dhe politik nuk do ta ndihmojë Rusinë të largojë vëmendjen nga lufta e saj në Ukrainë, ose të ngrejë urën e saj tek e drejta ndërkombëtare, e cila e ka bërë atë një paralele ndërkombëtare.
Kosova dhe Serbia janë të detyruara të dialogojnë për të zgjidhur problemet e tyre, ata takohen, nuk luftojnë”, iu përgjigj ambasadori ynë në OKB, Ferit Hoxha.