Pavlopoulos: Greqia do të mbështesë mirëqënien e minoritetit, është kusht i Shqipërisë për në BE

Organizata e cila promovon minoritetin grek në Shqipëri, OMONIA feston 29- vjetorin e saj dhe Presidenti grek Pavlopoulos i ka dërguar një letër ambasadës në Tiranë.

Ai thotë se Greqia e ndjek nga afër çështjen e minoritetit grek me të cilën merret dhe OMONIA si dhe kujton sërish se respektimi i të drejtave të tyre është një kusht që Greqia ia ka vendosur Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

Me rastin e 29 vjetorit të themelimit të organizatës së minoritetit grek Omonia, ambasada e Greqisë në Shqipëri organizon një aktivitet festiv, gjatë të cilit ambasadorja Soia Filipidu do të transmetojë mesazhin e presidentit Pavlopulos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në letrën e tij, presidenti grek shënon se “Greqia është e gatshme në çdo kohë të mbështesë çdo iniciativë e aktivitet për progresin e mirëqënien e minoritetit grek të Shqipërisë, pranë të cilit qëndrojmë të paepur e do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Gjatë kësaj periudhe organizata Omonia, shpesh herë në kushte tepër të vështira, arriti të përfaqësojë me dinjitet Helenizmin e Shqipërisë, duke dhënë mjaft beteja për mbrojtjen e të drejtave themelore bazë”, ka theksuar Pavlopulos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?