PBDNJ: Kisha e Shën-Athanasit, po shkelet liria e besimit fetar

“Dënojmë ashpër ngjarjet e rënda të dy ditëve të fundit në qytezën e Dhërmiut- Himarë, ku po tentohet rrënimi i një objekti të kultit ortodoks, konkretisht kishës së Shën-Athanasit”.

Kështu ka reaguar sot Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) lidhur me konfliktin e lindur së fundmi në Dhërmi për këtë kishë.

“Aktet që kanë nuanca të persekutimit përbëjnë shkelje të rëndë të respektit të imponuar të lirisë së besimit fetar, të karakterit hyjnor të vendit të shenjtë dhe cënim të pronës së ligjshme të një komuniteti fetar, përbëjnë precedent të rrezikshëm dhe janë të pakonceptueshme për realitetet europiane.

Na çudit heshtja, indiferentizmi dhe mosveprimi i strukturave shtetërore dhe qeveritare ndaj akteve të tilla joligjore dhe antikushtetuese që kanë provokuar rëndë ndjenjat e besimtarëve dhe standartet e të drejtave të saksionuara të njeriut dhe lirive fetare”, shton gjithashtu PBDNJ-ja.

 

SHKARKO APP