PBDNJ në sulm ndaj PS: Po grabit pronat e himarjotëve
Dega e Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut dhe OMONIA në Himarë, deklaron se në një kohë që kryetari i Bashkisë Jorgo Goro është i përkushtuar në zbatimin e projektit të kryeministrit Rama ‘për dhunimin dhe rrëmbimin më çdo formë e mënyrë të pronës së ligjshme të himarjotëve’, ditët e fundit po tentohet fillimi i punimeve për ngritjen e një objekti të pa ligjshëm në zonën e Livadhit.
Në një kohë që kryetari i Bashkisë Himarë, Z. Goro, i përkushtuar në zbatimin e projektit të Z. Rama për dhunimin dhe rrëmbimin me çdo formë e mënyrë të pronës së ligjshme të himarjotëve ditët e fundit, po tentohet fillimi i punimeve për ngritjen e një objekti të pa ligjshëm në zonën e Livadhit.
Megjithëse nuk ka studim urbanistik për Livadhin dhe pavarësisht dokumentacionit të fallcifikuar, në shkelje flagrante Bashkia e Himarës jo vetëm që ka lëshuar leje ndërtimi të pa ligjshme, por me strukturat e saj dhe në veçanti Policinë Bashkiake kërkon të behet garante e këtij projekti.
I drejtohemi edhe njëherë opinionit vendas po edhe faktorit ndërkombëtar të kthejë vështrimin nga aktet e përditshme të realizimit të planit të Z. Rama që ka për synim ekskluziv tjetërsimin e statusit pronësorë në zonën më të gjerë të Bashkisë së Himarës në dëm të banorëve vendas që janë edhe pronarët e ligjshëm”.
KOHA JONË SONDAZH

