PD, Alibeaj: Balili kontrollonte Transportet, vartësi i tij Komisariatin e Sarandës
Alibeaj akuzon se gjatë këtyre ditëve në krye të Policisë së Sarandës, njeriu i Balilit shërbeu për të kopsitur letrat, për të rregulluar punët, apo për të fshirë gjurmët. Këtë gjë, kreu i Rendit dhe Sigurisë në PD e quajti inkriminim dhe kapje të shtetit nga krimi.
“Saimir Tahiri del edhe njëherë i përfshirë drejtpërdrejt në krim, në trafik droge. Çdo ditë e tij në detyrë është një ditë më shumë në pushtet për krimin, drogën, trafikantët”, deklaroi Alibeaj.
/ Top Channel
KOHA JONË SONDAZH

