PD ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën

Partia Demokratike ka dorëzuar ditën e sotme në Kolegjin Zgjedhor, ankimimin e vendimit të KAS për Gjirokastrën.

Lajmin e ka bërë me dije përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Marash Logu, i cili përmes një postimi në Twitter thekson se kanë kërkuar nga Kolegji Zgjedhor pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark.

Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi”, theksoi përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Marash Logu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?