PD: Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit për zgjedhjet e 6 marsit

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu nëpërmjet një postimi në facebook bën të ditur se bashkia e Durrësit ka konfirmuar denoncimin e PD-së. Vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore, ai thotë se 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit.

Postimi i plotë

Bashkia Durrës konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ pranon kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Demokratike kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia Demokratike nuk do të lejojë asnjë manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe mbetet e vendosur në përpjekjen e saj për të garantuar fitoren përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?