PD: Berisha dhe kandidatët e tij s’kanë asnjë lidhje me ne

Partia Demokratike i quan “një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron është vetëm vijimi i tollovisë të krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion”, primaret e zhvilluara këtë të diel për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Në një deklaratë për mediat thuhet se “as Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike. Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajur akoma në vendnumëro Shqipërinë. Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?