PD: Besa Shahinit i duket vetja Shullazja e qeverisë

Pas pezullimit të Mynyr Konit si Rektor i Universitetit të Tiranës nga ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe komandimit të Bernard Dosti që aktualisht është zëvendës rektor në Universitetin e Tiranës, për PD janë lëvizje me një akt të paprecedent antikushtetues dhe antiligjor.

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, thotë se Shahini ecën në gjurmët e urdhërat e kryeministrit Rama, pasi siç shkruan, ”kanë marrin kontrollin e Universitetit të Tiranës me dhunë, jashtë çdo ligji e Kushtetute”.

”Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhër, Ministrja i propozon shkarkimin e Rektorit, Presidentit.  Në rast mosshprehje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet. Këtë e thotë neni 39/10, troç e shqip shqip. Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

A DI SHQIP MINISTRJA E ARSIMIT?!

Rama me ministren e tij profane, marrin kontrollin e Universitetit të Tiranës me dhunë, jashtë çdo ligji e Kushtetute. Në një akt të paprecedent antikushtetues dhe antiligjor, Ministrja e arsimit, Shahini pezullon e shkarkon, Rektorin e UT. Në të njëjtin urdhër bakalli, ka komanduar Rektorin e ri.

Nenet që i referohet urdhëri, nuk i japin asaj tagër ligjor për të dy vendimet. Por siç duket Ministrja ka shumë probleme me kuptimin e shqipes. Jo vetëm. I duket vetja Shullazja e qeverisë.

Ka probleme dhe me kuptimin e rolit që ka. Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhër, Ministrja i propozon shkarkimin e Rektorit, Presidentit.  Në rast mosshprehje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet. Këtë e thotë neni 39/10, troç e shqip shqip. Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit.

Shahini ecën në gjurmët e urdhërat e Ramës. E të dy përfitojnë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese. I duket Ligji si letra e munguar higjenike e Ministrisë së Arsimit. Së shpejti do përfundojnë vetë si të tillë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?