PD, Bogdani: Përfaqësuesi i 394 milionëve të Veliajt, kandidat për kreun e AMA-s

“Përfitimi financiar me dekorin e qytetit nga qeveritarët, mund të merret në mbrojtje nga Edi Rama, por faktet e bëjnë skandalin edhe më tronditës. Përfituesi i 394 milionë lekëve me prokurim të drejtpërdrejtë, Gentian Skënderaj, është më shumë se sa përfaqësuesi ligjor i kompanisë së Erion Veliajt dhe vellait të tij. Ai është projektuar nga Ministri i Edi Ramës për të shkuar lart, propozuar dhe miratuar si kandidaturë për kreun e AMA-s”, tha Bogdani.

“Pak ditë më parë, teksa fliste si kandidat për kreun e AMA-s, njeriu i Veliajt u angazhua për zbatimin e ligjit. Po a është respektuar ligji në rastin kur ai ka marrë 394 milionë lekë nga Ministria e Kulturës”, vijoi deputeti Bogdani.

Sipas tij, “Kushti kryesor teknik është që kompania garuese të paraqesë bilancin e vitit të fundit. Një kusht i paplotësuar nga kompania e Veliajt, derisa kishte vetëm disa muaj që ishte krijuar, saktësisht me 17 janar të këtij viti”.

“Objekti i i shoqërisë lidhet me organizimin e fushatave, reklamave dhe marrdhëniet me publikun. Dekorimi i qytetit nuk parashikohet. Kjo është një tjetër shkelje. A e bëjnë këto shkelje dhe ky abuzim, përfaqësuesin e Erion Veliajt një kandidat të përshtatshëm për të drejtuar Autoritetin e Medias Audiovizive. Për standartet që i duhen Shqipërisë dhe Europës, jo. Për standartet e ministrit dhe Edi Ramës po”, theksoi Bogdani.

“Qytetarët shqiptarë ose të vobektit, sic i quan Ministri, duhet të kuptojnë mirë, se sa qesharake është kur Erion Veliaj flet për të varfërit, teksa me një firmë përvetëson 394 milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë. Dhe qytetarët e kuptojnë mirë se sa qesharake është kur Edi Rama flet për drejtësi e shtet ligjor, kur në shkelje të cdo procedure i jep Ministrit të tij, 394 milionë lekë të taksapaguesve”, përfundoi dje deklaratën e tij deputeti democrat, Gerti Bogdani.

Kryeministria-e-ShqiperiseDje Kryeministria hodhi poshtë akuzat e Partisë Demokratike duke i cilësuar ato një tjetër dëshmi të degjenerimit politik, moral dhe logjik të opozitës.

Përmes një deklarate për mediat, zyra e shtypit e Kryeministrisë u shpreh se, “duke ndjekur me keqardhje degjenerimin e opozitës në një klub thashethemesh prej province, informojmë opinionin publik se në çdo vendim e veprim të sajin, Qeveria e Shqipërisë udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe publik”.

SHKARKO APP