PD: Brenda javës, qëndrimi ynë për reformën në drejtësi

Partia Demokratike do të bëjë publike në fund të javës qëndrimin e saj në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Në një prononcim për mediat, nënkryetari demokrat i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Eduard Halimi u shpreh se ekspertët e opozitës kanë punuar lidhur me dy dokumentet që maxhoranca i ka konsideruar si të përfunduara, sic janë analiza dhe strategjia. Halimi theksoi gjithashtu se nëse mazhoranca merr në konsideratë qëndrimin e opozitës, atëherë ata do të jenë pjesë e kësaj reformë për të dhënë impaktin e tyre.

“Ekspertët e propozuar nga PD janë duke përfunduar punën e tyre lidhur me dy dokumentat, të cilat maxhoranca i ka konsideruar të përfunduara dhe strategjinë e ka lënë të hapur për diskutim. Javën e ardhshme ekspertët do të paraqesin para grupit parlamentar të PD, por edhe para mediave qëndrimin tonë lidhur me dy dokumentat për reformën në drejtësi dhe ne besojmë se këto dokumenta, me analizën dhe strategjinë, platformën e PD për reformën në drejtësi dhe ne besojmë se këto do të rishihen nga ana e maxhorancës në mënyrë që të kemi një qëndrim të përbashkët. Për ne dokumenti i analizës dhe i strategjisë janë dokumenta të hartuara në mënyrë të njëanshme pasi nuk ka marrë pjesë opozita. Opozita është gati që të japi impaktin e vetë, e cila javën e ardhshme do të prezantohet nga ekspertët e vet dhe me pas do paraqitet në komisionin parlamentar, në rast se maxhoranca do marrë në konsideratë qëndrimin e opozitës ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e reformës në drejtësi dhe do japin impaktin konkret”, tha Halimi.

SHKARKO APP